Aktuale
Transformimi i bukurisë, Loredana shfaqet me pamje natyrale në Cyrih dhe befason fansat
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Cyrih, ku ajo u shfaq me një imazh krejtësisht të freskët dhe më afër natyrales.
Vëmendja e të pranishmëve dhe e mediave është përqendruar te ndryshimet e dukshme në fizionominë e saj, ku vërehet qartë se buzët dhe mollëzat i kanë rikthyer format e mëparshme, duke u dukur shumë më të buta dhe më pak të trajtuara.
Kujtojmë se artistja gjatë viteve të kaluara ka qenë e hapur rreth përdorimit të ndërhyrjeve estetike të përkohshme, si mbushësit (filler) në zonën e fytyrës, çka e bën këtë rikthim te natyraliteti edhe më të komentuar nga publiku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: