Sport
Hansi Flick humbet durimin: Barcelona planifikon shitjen e bujshme në merkaton e janarit
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi ka nisur mbarë edicionin e ri futbollistik, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur tashmë përgatitjet për lëvizjet e radhës në tregun e transferimeve, për të siguruar fleksibilitetin e nevojshëm financiar dhe sportiv.
Megjithatë, për të krijuar hapësira për prurjet e reja, klubi katalanas do të detyrohet të lirojë radhët përmes shitjes së ndonjërit prej futbollistëve ekzistues.
Sipas mediave pranë klubit, trajneri Hansi Flick e ka marrë tashmë vendimin përfundimtar, pasi i ka skaduar durimi me mesfushorin Frenkie de Jong. Për pasojë, lojtari nga Holanda rrezikon të largohet nga “Camp Nou” që në sesionin e janarit.
Aktualisht, De Jong mbetet jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi të pësuar në Botërorin 2026. Edhe pse pritej rikthimi i tij në seancat stërvitore gjatë kësaj pauze të ndeshjeve kombëtare, një gjë e tillë nuk u realizua.
Në kushtet e konkurrencës tejet të fortë në repartin e mesfushës, strategu gjerman duket se ka humbu çdo durim. Raportimet bëjnë me dije se Flick ka dhënë tashmë miratimin zyrtar që De Jong të nxirret në shitje gjatë muajit janar.
Ndërkohë, gjigantët e Premier Ligës, Chelsea dhe Liverpool, kanë shfaqur interesim konkret për shërbimet e tij. Nga ky transaksion, Barcelona llogarit të arkëtojë rreth 50 milionë euro, ndërkohë që do të çlirohej ndjeshëm nga barra e pagave të larta, një sfidë kjo që ka shoqëruar klubin vitet e fundit gjatë procesit të regjistrimit të lojtarëve.
Megjithëse vetë futbollisti shpreh dëshirën për të vazhduar qëndrimin, mesazhi nga stafi teknik është se ai nuk bën më pjesë në planet e ardhshme.
Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia që lojtari të rishikojë qëndrimin e tij dhe të kërkojë largimin në janar, ndërsa klubi nuk do t'i dalë peng në këtë drejtim.
Përfundimisht, divorci sportiv shihet si zgjidhja më racionale dhe më e dobishme për të gjitha palët e përfshira në këtë histori.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: