Politikë
Iniciativa “Jo në emrin tim” kalon në fazën e re: Apel deputetëve për seancë të jashtëzakonshme rreth Ligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Pas 18 ditësh protestë të vazhdueshme, lëvizja “Jo në emrin tim” ka zhvendosur kërkesat e saj drejtpërdrejt te Kuvendi i Kosovës, duke ndërmarrë një aksion simbolik para këtij institucioni ku është vendosur edhe një baner me qëndrimet e deputetëve lidhur me projektligjin në fjalë.
Përfaqësuesit e kësaj nisme theksojnë se tashmë fusha e betejës institucionale i takon ligjvënësve, duke kërkuar që Ligji për Dhomat e Specializuara të kalojë urgjentisht në shqyrtim parlamentar përmes një procesi votimi.
Në këtë protestë, e cila po gjen mbështetje të gjerë, krahas qytetarëve, po marrin pjesë edhe fëmijë dëshmorësh dhe të rinj nga të gjitha skajet e Kosovës, të cilët bashkohen rreth të njëjtit qëllim.
Për t'i hapur rrugë ndryshimeve dhe plotësimeve të propozimit ligjor, organizatorët u bëjnë thirrje publike deputetëve që mbështesin këtë kauzë të ndërmarrin hapa konkretë duke kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.
Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, thirrja e një seance të jashtëzakonshme është e mundur nëse ajo kërkohet zyrtarisht nga të paktën një e treta e deputetëve të Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: