Politikë
Hamza paralajmëron uljen në tryezë me Kurtin: Çështja e Specializuara pritet të marrë fund
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm me kryeministrin Albin Kurti pret që të jepet epilog çështjes që lidhet me ndryshimet në ligjin e Dhomave të Specializuara.
“E keni parë se tashmë në ekzekutiv janë miratuar dokumente të caktuara, mirëpo unë pres që gjatë takimit të radhës kjo temë të mbyllet përfundimisht. Siç dihet tashmë, për ne prioritet mbetet leximi i parë dhe vetëm pas një dakordimi mund të hyjmë në procesin e zgjedhjes së presidentit”, u shpreh Hamza.
Ai ka lënë të hapur mundësinë e një takimi të shpejtë me kreun e Qeverisë, duke theksuar se rrethanat aktuale kërkojnë gatishmëri të lartë.
“Një takim mes nesh është i mundshëm në çdo moment. Për shkak të dinamikave tejet të shpejta dhe kohës së limituar që kemi në dispozicion, nuk përjashtohet mundësia që të takohemi edhe çdo ditë”, shtoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: