Sport
Gjithçka gati në “Fadil Vokrri”: Dardanët pret sfidën e madhe ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka përmbyllur përgatitjet dhe është plotësisht e gatshme përballë sfidës së nesërme kundër Austrisë, duel ky i vlefshëm për xhiron e tretë të Ligës B në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll. Takimi është programuar të zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Në stadiumin kryesor “Fadil Vokrri”, çdo detaj është finalizuar dhe terreni tashmë është gati për të pritur përballjen mes dy skuadrave.
Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa arena e njohur si shtëpia e “Dardanëve” parashikohet të buçasë nga mbështetja e zjarrtë e tifozëve tanë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka përcjellë një mesazh mobilizimi për opinionin publik: “Nesër, të gjithë bashkë për Kosovën!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: