Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përballja në Ligën e Kombeve/ Trajneri anglez lëshon superlativa për Kroacinë para duelit në Rujevicë

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja në Ligën e Kombeve/ Trajneri anglez lëshon superlativa për Kroacinë para duelit në Rujevicë
Kombëtarja e Kroacisë do të presë sot në stadiumin “Rujevicë”, duke filluar nga ora 18:00, përfaqësuesen e Anglisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Në prag të kësaj sfide, selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ndarë përshtypjet e tij për vendin pritës dhe kundërshtarin, duke u shprehur: “Kroacia është një vend shumë i bukur dhe shumë miqësor. Me lojtarët kroatë jemi miq dhe e njohim mirë gjithçka. Po stërvitemi këtu, nuk ka asgjë që të mos na pëlqejë”. Më tej, ai shtoi se atmosfera dhe kushtet kanë qenë ideale për kombëtaren e tij. “Është shumë bukur, kemi pushuar mirë dhe jemi përgatitur për ndeshjen kundër një shteti krenar dhe një ekipi të madh, plot me cilësi”, u shpreh trajneri anglez. Tuchel ka analizuar gjithashtu përbërjen e skuadrës kundërshtare, duke theksuar se ajo përfshin një mix brezash. “Ata kanë lojtarë dhe trajner të rinj, por edhe futbollistë me shumë përvojë”, deklaroi ai. Në fund, kreu i stafit teknik të “Tre Luanëve” e ka krahasuar ndeshjen e sotme me një takim të niveleve më të larta. “Të duket sikur është gjysmëfinale e ndonjë kupe dhe ne jemi përgatitur mirë. Më pëlqejnë lojtarët tuaj, janë garues të vërtetë dhe kanë luajtur shpesh kundër Anglisë”, përfundoi Tuchel.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar