Sport
Kthehet te fitorja Lepenci i Faruk Statovcit, triumf i rëndësishëm në Ligën e Parë
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri Faruk Statovci ka regjistruar fitoren e tij të multpritur në krye të skuadrës së Lepencit, duke i dhënë një impuls të ri skuadrës në kampionat.
Triumfi me rezultatin 2:1 përballë Tefik Çangës i ka dhënë tri pikë jetike formacionit nga Kaçaniku, i cili nuk pati nisjen më të mirë të dëshiruar pas rikthimit në Ligën e Parë.
Autorët e golave që siguruan këtë fitore të madhe për Lepencin ishin Ideal Ademaj dhe Altin Bytyqi, të cilët tundën rrjetën për të siguruar epërsinë dhe suksesin e skuadrës.
Falë këtij rezultati pozitiv, Lepenci ngjitet në kuotën e 7 pikëve, duke lënë pas zonën e rrezikut në tabelën e klasifikimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: