Aktuale
Goditje e rëndë për kuqezinjtë: Etrit Berisha ndëshkohet me të kuq ndaj Finlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë një kthesë negative në duelimin kundër Finlandës, duke u detyruar të vazhdojë takimin me një lojtar më pak në fushën e blertë.
Ngjarja ka ndodhur në minutën e 22-të, kur gardiani Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të gabuar jashtë zonës së tij, duke e lënë skuadrën kombëtare në inferioritet numerik.
Përballë kësaj situate të papritur, stafi teknik i Shqipërisë reagoi pa humbur kohë, duke kryer një zëvendësim dhe duke hedhur në fushë portierin rezervë, Alen Sherri.
Megjithatë, finlandezët nuk vonuan të kapitalizojnë epërsinë e re numerike. Menjëherë pas largimit të Berishës, ekipi vendas fitojë një goditje dënimi, nga e cila Walta arriti të tundë rrjetën, duke vendosur baraspeshën 1-1.
Në këtë situatë, portieri Sherri nuk pati reagimin optimal ndaj gjuajtjes së lojtarit finlandez, duke bërë që kuqezinjtë të lëshojnë nga duart avantazhin e krijuar që në minutat e para.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: