Kronikë
Bllokohet vendimi i Përparim Ramës për urbanizmin, asamblistja e VV-së ngre dyshime të forta ligjore
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Administrative ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të aktit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili kishte themeluar të ashtuquajturin “Organ Kolegjial Këshillëdhënës” për çështjet e projekteve dhe lejeve ndërtimore në kryeqytet.
Reagimi ka ardhur nga asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Nexhmije Gjema, e cila ka ngritur pikëpyetje serioze rreth bazës ligjore të këtij mekanizmi dhe ndikimit direkt që rekomandimet e tij kishin në procedurat zyrtare të urbanizmit, pavarësisht natyrës formale si organ këshillëdhënës.
Ajo ka theksuar se sipas Ligjit nr. 04/L-110 për Ndërtim, procedurat janë të përcaktuara qartë dhe për kategoritë I dhe II, komuna mbetet organ kompetent për caktimin e kushteve dhe lëshimin e lejeve ndërtimore brenda afateve ligjore, pa pasur nevojë për filtra shtesë që imponohen ndaj palëve dhe zyrtarëve.
Gjithashtu, u bë e ditur se ky rast nuk ka dalë në dritë si rezultat i transparencës institucionale të Komunës së Prishtinës, por pasi çështja u dërgua në instancat gjyqësore nga qytetarja Blerina Tanushi Thaqi, duke dëshmuar rëndësinë e moshesimit ndaj shkeljeve administrative dhe respektimit të plotë të ligjshmërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: