Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Austria vlerëson rrezikun nga “Dardanët”, Wimmer veçon sulmuesin e Kosovës: Do ta kemi të vështirë ta ndalim

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Austria vlerëson rrezikun nga “Dardanët”, Wimmer veçon sulmuesin e Kosovës: Do ta kemi të vështirë ta ndalim
Përfaqësuesja e Austrisë ka zhvilluar konferencën e zakonshme për media para sfidës së radhës, ku para gazetarëve u paraqitën selektori Ralf Rangnick dhe futbollisti Patrick Wimmer. Gjatë fjalës së tij, Wimmer shprehu entuziazmin për formën e tij aktuale dhe mundësinë e paraqitjes në fushë ndaj Kosovës, duke falënderuar edhe stafin teknik për kujdesin ndaj rigjenerimit fizik të lojtarëve. “Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, u shpreh ai. Duke qenë se është bashkëklubor te Hoffenheimi me treshen kosovare të përbërë de Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Fisnik Asllanin, Wimmer ndau njohuri të veçanta për kundërshtarët, duke e cilësuar Asllanin si armën më të rrezikshme të “Dardanëve” dhe një sfidë të madhe për mbrojtjen austriake. Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fërshëllimën e parë të gjyqtarit që i bie në ora 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar