Sport
Sulmuesi austriak Wimmer: Fisnik Asllani është rreziku kryesor i Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Austrisë ka dalë para mediave në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës, ku trajneri Ralf Rangnick dhe futbollisti Patrick Wimmer kanë ndarë pritshmëritë e tyre përballë sfidës që i pret.
Gjatë konferencës për shtyp, Wimmer ka shprehur entuziazmin e tij për formën e mirë fizike dhe minutat e inkuadrimit në fushë. “Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, u shpreh ai.
Duke qenë se luan te skuadra e Hoffenheimit së bashku me tre futbollistët kosovarë, Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, sulmuesi austriak ka treguar se e njeh mjaft mirë kundërshtarin. Ai e ka veçuar Asllanin si armën më të fortë dhe lojtarin më të rrezikshëm të “Dardanëve”, duke pranuar se ndalimi i tij do të jetë një sfidë e vështirë për mbrojtjen austriake.
Ndeshja tejet interesante mes Kosovës dhe Austrisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, me takimin që është caktuar të nisë në orën 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: