Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Prapaskenat e bujshme: Pse Cristiano Ronaldo braktisi përfundimisht kombëtaren e Portugalisë

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prapaskenat e bujshme: Pse Cristiano Ronaldo braktisi përfundimisht kombëtaren e Portugalisë
Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth largimit bujshëm të sulmuesit Cristiano Ronaldo nga grumbullimi i kombëtares portugeze, pas një konflikti të hapur me selektorin Jorge Jesus. Gazetari i njohur Edu Aguirre ka zbuluar versionin e vetë yllit portugez lidhur me ngjarjet që çuan në këtë vendim drastik. Sipas burimit në fjalë, gjithçka nisi pas një takimi kokë më kokë të zhvilluar mes Cristiano Ronaldos, kreut të Federatës së Futbollit të Portugalisë dhe trajnerit Jorge Jesus. Gjatë këtij ballafaqimi, vetë tekniku u kujdes t'i kërkonte falje lojtarit për trajnimin e gjatë në nxehje prej plot 30 minutash, pa arritur megjithatë që ta fusë në fushën e lojës. "Jorge jo vetëm që i kërkoi falje, por i premtoi Cristianos se do të kërkonte falje publike në konferencën për shtyp dhe do të pranonte se kishte bërë një gabim të dielën", ka deklaruar Aguirre, duke hedhur dritë mbi marrëveshjen e arritur në prapaskenë. Megjithatë, situata mori një kthesë dramatike kur premtimet e dhëna privatisht mbetën vetëm në letër. Trajneri Jesus vendosi të ndryshojë qëndrim para mediave, duke deklaruar publikisht se Cristiano është një futbollsi i barabartë si gjithë të tjerët, veprim ky që ndezi flakët e pakënaqësisë tek ylli portugez. "Jorge Jesus më pas nuk e mbajti premtimin… Ai tha në konferencën për shtyp se Cristiano ishte një lojtar si të tjerët dhe e gjitha kjo bëri që Cristiano të shpërthejë nga zemërimi. Realiteti është se Cristiano ndihet i tradhtuar nga Jorge Jesus", shtoi më tej gazetari. Në rrëfimin e tij, Aguirre solli në vëmendje dinamikën e ngjarjeve, duke shpjeguar se si ndjesia e tradhtisë e detyroi sulmuesin të ndërpresë çdo bashkëpunim dhe të largohet menjëherë nga kampi stërvitor i kombëtares. "Imagjinoni që trajneri juaj vjen privatisht dhe ju thotë: Nuk i menaxhova gjërat siç duhet, jemi bashkë në këtë situatë, por më falni. Do t’i sqaroj gjërat në konferencën për shtyp dhe do të kërkoj falje. Gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetëso… dhe më pas trajneri del në konferencën për shtyp duke treguar se është ai që ka kontrollin dhe se Cristiano është thjesht një lojtar tjetër. Shpërthimi ishte i pashmangshëm. Ronaldo tha: Në rregull, unë po shkoj në shtëpi… Është një tradhti e qartë", përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar