Sport
Karriera e Endri Çekiçit merr kthesën e re, mesfushori kuqezi zyrtarizohet te skuadra e njohur
Reklamë e Sponsorizuar
Endri Çekiçi ka gjetur një destinacion të ri për karrierën e tij futbollistike. Më 3 tetor, 29-vjeçari është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit nga Azerbajxhani, Gabala.
Ndryshe nga zërat e qarkulluar, nuk do të ketë një rikthim në futbollin shqiptar për momentin, pasi ish-anëtari i Kombëtares kuqezi ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij jashtë vendit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi azeri ka bërë të theksuar se ka arritur marrëveshjen me futbollistin shqiptar, duke firmosur me të një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën deri në përfundim të edicionit 2026-2027.
Gjatë rrugëtimit të tij sportiv, mesfushori ofensiv 29-vjeçar ka mbrojtur ngjyrat e disa skuadrave të njohura ndërkombëtare, si Dinamo e Zagrebit, Olimpija e Ljubljanës, Ankaragucu, Koniaspor, Pendikspor dhe Adanaspor. Para kësaj lëvizjeje, ai ka qenë pjesë e skuadrës nga Iraku, Zakho.
Vlen të theksohet se Çekiçi ka regjistruar 11 paraqitje zyrtare me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, ku ka arritur të lërë gjurmë edhe duke realizuar 1 gol.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: