Politikë
Procesi i integrimit: Më 13 tetor mbahet Konferenca e radhës Shqipëri-BE, synohet mbyllja e Kapitullit 20
Reklamë e Sponsorizuar
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm. Më 13 tetor është parashikuar të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare mes palës shqiptare dhe bllokut evropian, ku fokusi do të jetë te përmbyllja e një kapitulli të ri negociator.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se gjatë këtij takimi të rëndësishëm pritet të mbyllet zyrtarisht Kapitulli 20, i cili fokusohet tek “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke shënuar kështu një hap para në përmbushjen e standardeve evropiane.
Ky takim i nivelit të lartë do të zhvillojë punimet e tij në Bruksel, ndërsa në qendër të delegacionit shqiptar pritet të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, për të ndjekur nga afër ecurinë e procesit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: