Sport
Parashikimi i “OPTA” për sfidën Finlandë-Shqipëri: Kush favorizohet në Ligën e Kombeve?
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë këtë të shtunë në Helsinki, për t'u përballur me përfaqësuesen e Finlandës, në kuadër të ndeshjeve të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Edhe pse kuqezinjtë mbajnë kreun e grupit me pikë të plota, superkompjuteri i analitikës sportive “OPTA” ka surprizuar me parashikimin e tij, duke mos e konsideruar Shqipërinë si favorite absolute për këtë transfertë.
Sipas simulimeve të detajuara të realizuara nga sistemi, finlandezët kanë shanset më të larta për të triumfuar, duke dalë fitues në 41,8% të rasteve, ndërsa një sukses i mundshëm i skuadrës shqiptare renditet i dyti me 31,6% të mundësive.
Në llogaritjet e bëra nga kompania e njohur e statistikave, skenari i një barazimi në këtë përballje zë një peshë prej 26,7% të totalit të simulimeve të kryera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: