Kronikë
Flakë dhe panik në Fushë-Krujë: Zjarri masiv i afrohet zonës së banuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një vatër zjarri me përmasa shqetësuese ka përfshirë gjatë mbrëmjes fshatin Bilaj në Fushë-Krujë, duke vënë në rrezik pronat dhe banesat e zonës.
Për shkak të erës së fuqishme, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë shtëpive të banorëve vendas.
Pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet zjarrfikëse të Krujës, të cilat po luftojnë me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e një tragfjedie të mundshme.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të mbajturnën kontroll përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: