Sport
1 min lexim
Me plis dhe llogon e UÇK-së, tifozët irlandezë po ndihen si në shtëpinë e tyre në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Pak orë para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Irlandës në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, rrugëve të kryeqytetit shihen edhe shumë tifozë irlandezë.
Raportohet se rreth 500 prej tyre do të jenë të pranishëm në stadium për ta përcjellur ndeshjen.
Kurse, gjatë ditës rrugëve të Prishtinës ka pasur shumë prej tyre që kanë shëtitur.
Madje nga fotot e T7, disa prej tyre kanë vendosur edhe plisat me llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Brenda dy ditëve të kaluara, tifozët irlandezë janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga kosovarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: