Sport
1 min lexim
Befason Azdren Shala: “Albin Kurti e do dënimin e ish-krerëve në Hagë”
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today”, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ai, sipas tij, e dëshiron dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Shalës, Kurti është në sinkron me Gjykatën Speciale dhe ndërkombëtare, siç tha ai, për t’i mbajtur në burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
“Me Kurtin në qeverisje nuk bëhet gjë për djemtë. Nëse këta shpresojnë që me Kurtin me i nxjerr, le ti grahin. Mundësia është më e vështirë, por është një shteg, me rrëzu Kurtin, me mujt me dobësu në zgjedhje, mu bë qeveria nga dikush tjetër. A e dini që për Lulzim Hetemin i ka prish raportet me Amerikën dhe BE-në Kurti. U dënuan djemtë, asnjë konfrontim me BE-në. Pse po ua merr mendja? Sepse e do dënimin. Ky është në sinkron me Specialen edhe ndërkombëtarët me i mbajt djemtë në burg. Pikë”, tha ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: