Kronikë
1 min lexim
Eprorë nga Policia e Kosovës, të di...
Reklamë e Sponsorizuar
Eprorë nga Policia e Kosovës, të diplomuar në Akademinë e FBI-së, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit nga Evropa, morën pjesë në konferencën e 42-të, të Degës Evropiane të Shoqatës së Alumni të Akademisë Nacionale FBI-së (FBINAA), e cila u mbajt në Tiranë nga data 19 deri me 23 shtator 2026.
Këtë vit, 9 pjesëmarrës nga Policia e Kosovës ishin pjesë e këtij aktiviteti, duke sjellë me vete përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës.
Aktivitete të tilla janë një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash, krijim të lidhjeve profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: