Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 3 min lexim

Policia e Kosovës arreston të dyshua...

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 14:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës arreston të dyshua...
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për ‘marrje ryshfeti’ Prishtinë, 24 shtator 2026 Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Gjakovë, përmes rrugëve operative, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, ka pranuar informacione se i dyshuari mashkull kosovar, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarët e bizneseve të ndryshme, në këmbim të moskryerjes së kontrollit apo edhe mosndëshkimit sipas ligjeve në fuqi. Informacionet e pranuara janë trajtuar menjëherë nga njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, me ç’rast janë ndërmarrë veprimeve hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se i dyshuari i lartcekur, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo për personin tjetër, dyshohet se ka pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash, nga treqind deri në pesëqind (300-500) euro në disa raste të ndara nga persona të ndryshëm (pronarë biznesesh). Me të gjitha veprimet e kryera, personi i dyshuar ka konsumuar veprën penale ‘marrja e ryshfetit’ neni 421 i KPRK-së. Lidhur me rastin, me datën 24.09.2026, me urdhër nga Gjykata Themelore Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit, me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, është kontrolluar ambienti i punës dhe veturat të cilat i dyshuari i ka nën shfrytëzim. Të gjitha veprimet hetimore policore kanë qenë të koordinuara me prokurorin përgjegjës të rastit ku pas intervistës, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe nga i njëjti është sekuestruar një telefon celular. — A suspect arrested by Kosovo Police for ‘bribery’ Prishtinë, September 24, 2026 Kosovo Police, namely the Directorate for the Investigation of Economic Crimes and Corruption (DHKEK) – Gjakova, through operational channels, in cooperation with other Kosovo Police units, received information that the Kosovar male suspect, at different times and in different locations in the Rahovec area, had asked for and accepted bribes from the owners of various businesses, in exchange for not conducting an inspection or avoiding punishment according to the laws in force. The information received was immediately processed by the competent police units, in coordination with the Basic Prosecution Office in Gjakova, in which case investigative actions were undertaken, during which evidence was obtained that the aforementioned suspect, with the aim of material benefit for himself or for another person, is suspected of having accepted bribes in various amounts of money, from three hundred to five hundred (300-500) euros in several separate cases from different persons (business owners). With all the actions taken, the suspect has committed the criminal offense of ‘taking a bribe’, Article 421 of the CCRK. Regarding the case, on 24.09.2026, by order of the Basic Court of Gjakova and in coordination with the prosecutor responsible for the case, in order to get relevant evidence for the case, the work environment and vehicles used by the suspect were searched. All police investigative actions were coordinated with the prosecutor responsible for the case, where after the interview, by decision of the prosecutor, the suspect was detained for 48 hours and a mobile phone was seized.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar