Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gërvalla përkujton Banjskën, hesht për katërshen e UÇK-së – ndal edhe komentet
Publikuar më: Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të mos mbyllë sytë” për këtë rast. Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla ka shkruar për sulmin e 24 shtatorit 2023, ku humbi jetën Bunjaku, i cili tashmë është shpallur hero. Pas publikimit të këtij postimi, Gërvalla ka ndaluar komentet në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke bërë që përdoruesit të mos mund të komentojnë. Ky veprim vjen në një kohë kur ndaj ministres ka pasur reagime publike për mungesën e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Pavarësisht se katër të dënuarit kanë mbajtur ndër vite pozita të larta shtetërore e politike në Kosovë, Gërvalla deri tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me aktgjykimin. Reagim nuk ka pasur as në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar