Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Vlora Hyseni akuzon gazetaren Lala: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotelit Rogner?

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlora Hyseni akuzon gazetaren Lala: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotelit Rogner?
Publikuar më: Ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Duke hyrë në Gjykatë Hyseni  i tha gazetares Klodiana Lala/ “Si kalon ti me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha ajo drejtuar gazetarëve, që tentuan t’i merrnin prononcimin e saj. Dosja e SPAK Siç rezulton në dosjen e SPAK, ajo ka pasur komunikime periodike të përditshme me Agasin gjatë kohës që ai ishte në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Vetë Hyseni, e pyetur më datën 18 shtator nga prokurorët e SPAK, ka pranuar se ka pasur komunikime me Ergys Agasin, por ka thënë se Agasi i kishte ofruar asaj bashkëpunim dhe ka mohuar takimet fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Ajo është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e disa diagrameve të SHISH që SPAK ka sekuestruar në makinën e Agasit. Këto diagrama janë gjetur në një makinë të Agasit në një resort në Tiranë më 20 korrik 2026. Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë, SPAK thotë se Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenin organet e Prokurorisë së Posaçme. Por sipas SPAK, Agasi jo vetëm që nuk ka qenë në rolin e “bashkëpunëtorit”, por në të kundërt është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë, ndërsa kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat, qoftë paralele apo brenda institucionit, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor. Prokuroria e Posaçme shprehet se komunikimet mes kreut të shkarkuar të SHISH dhe Agasit përfshinin jo vetëm telefonata të thjeshta, por edhe video call dhe dërgim e marrje fotosh e videosh, gjë që sipas SPAK rrëzon alibinë e bashkëpunëtorit të pretenduar nga deklarimi i Vlora Hysenit. Në total, për periudhën 28 qershor 2026 deri më 26 gusht 2026, data e arrestimit të shtetasit Ergys Agasi, nëpërmjet aplikacionit “Signal”, janë regjistruar 70 thirrje të bëra nga Vlora Hyseni në drejtim të Agasit, 17 thirrje dalëse nga Agasi te Hyseni, 28 thirrje të humbura dhe 25 thirrje ku Agasi nuk i është përgjigjur Hysenit. VIDEO
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar