Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 11:40
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi
Lushtaku për Specialen: S’kam frikë nga një aktakuzë e re ose nga arrestimi Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të reagojë publikisht lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa ka deklaruar se nuk ka frikë nga mundësia e një aktakuze të re ose arrestimi. Lushtaku në një prononcim për “Zërin” tha se Qeveria e Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, është dashur të dalë me një deklaratë për këtë proces. “Qeveria është dashur së paku të dalë me një deklaratë për këtë proces. Është Qeveri e Kosovës, pavarësisht bindjeve tona politike”, tha Lushtaku për “Zërin”. I pyetur nëse ka frikë se mund të ketë aktakuzë të re ose të arrestohet, Lushtaku tha se nuk ka arsye për frikë. “Jo, tamam puna me ia nis mu frikësu, absolutisht jo”, u shpreh ai. Lushtaku tha se vazhdon të mos ketë besim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur u pyet nëse pret që Apeli të rrëzojë shkallen e parë që i dënoi me 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së. “Unë nuk besoj dhe nuk i kam besuar dhe vazhdoj të mos i besoj kësaj gjykate”, tha Lushtaku në një prononcim pas protestës të së mërkurës në Prishtinë. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar