Politikë
2 min lexim
Kurti takon Gjuriç-in 8 ditë pas dënimit të UÇK-së e një ditë para përvjetorit të tretë të Banjskës
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Kurti nuk ka njoftuar fare për këtë takim, por u zbulua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, i cili publikoi edhe fotografi. Në platformat zyrtare, as Gjuriç s’ka njoftuar.
Foto e publikuar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, ku ndër të tjerë janë edhe Albin Kurti dhe Marco GjuriçTetë ditë pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në prag të përvjetorit të tretë të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç.
Kurti nuk ka njoftuar fare për këtë takim, por u zbulua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, i cili publikoi edhe fotografi. Në platformat zyrtare, as Gjuriç s’ka njoftuar.
Takimi ka ndodhur në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai është organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Përveç Kurtit, Gjuriç-it e Mickoski-t, aty kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha dhe ai i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviç.
Pra, vetëm 8 ditë pasi që Gjykata Speciale dënoi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin me 81 vjet gjithsej, Kurti takon kryediplomatin serb.
Dhe një ditë para se të shënohet përvjetorit i tretë i sulmit në Basnjë të Zveçanit, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Për këtë takim, për dallim prej të tjerëve që i ka pasur në New York, Kurti nuk ka njoftuar as në Facebook, as në Instagram, as në X e as në website-in e Zyrës së Kryeministrit, e as nuk kanë dërguar email për mediat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: