Aktuale
Papërgjegjshmëri në rrjetin e kanalizimit: KRU “Gjakova” nxjerr gurë, çimento dhe madje edhe pirunë nga pusetat
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë intervenimeve të rregullta për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit në rajonin e Gjakovës dhe Rahovecit, ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” janë ballafaquar me situata alarmante të bllokimit të pusetave nga hedhja e mbeturinave të papërshtatshme.
Sipas njoftimit zyrtar, njësitet e terrenit janë angazhuar për orë të tëra për të zhbllokuar sistemin e mbingarkuar. Në qytetin e Rahovecit, gjatë aksionit në terren, punonjësit kanë gjetur dhe hequr një pjesë të bordurës rrugore (gur skajor) që kishte paralizuar rrjedhjen e ujërave të zeza.
Ndërkohë, një situatë edhe më e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku nga pusetat e bllokuara janë nxjerrë sasi masive zhavorri, gurësh, mbetje çimentoje, materiale plastike, e madje edhe pajisje shtëpiake si pirunë.
Pas këtyre rasteve, KRU “Gjakova” u ka drejtuar një apel të fortë kompanive ndërtuese dhe operatorëve që merren me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve, duke u kërkuar që të tregojnë përgjegjësi dhe të mos hedhin mbetje ndërtimi apo mbeturina të tjera në rrjetin e kanalizimit, veprime këto që jo vetëm vështirësojnë ndjeshëm punën e ekipeve në terren, por rrezikojnë edhe dëmtimin serioz të infrastrukturës publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: