Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haradinaj kujton Bunjakun: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë, ta dijë se plagët tona janë të freskëta
Publikuar më: Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në Banjskë. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bunjaku ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën, ndërsa ka theksuar se sulmi i 24 shtatorit 2023 tregoi, sipas tij, se synimet ndaj Kosovës nuk kishin përfunduar pas vitit 1999. “Sot u bënë tre vjet prej se listës së dëshmorëve të Kosovës iu shtua edhe emri i rreshterit Afrim Bunjaku. Në këtë përvjetor të tretë, kujtojmë me nderim të lartë njeriun që ra në krye të detyrës, duke mbrojtur Kosovën e lirë dhe të pavarur nga agresioni dhe grupet kriminale serbe”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka përmendur edhe çështjen e personave përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke e lidhur atë me një kritikë më të gjerë për trajtimin e përgjegjësive për krimet e luftës në Kosovë. “Është një ironi e dhimbshme e historisë kur agresorët që na sulmojnë tash e sa dekada mbeten të lirë e Kosova ende përjeton sulme prej tyre, ndërsa çlirimtarët tanë, ata që e mbrojtën këtë tokë në ditët më të vështira sot gjykohen padrejtësisht në Hagë”, ka deklaruar ai. Haradinaj ka thënë gjithashtu se historia e Kosovës nuk duhet, sipas tij, të rishkruhet dhe se vuajtjet e viktimave të luftës mbeten ende të pranishme. “Kushdo që po tenton ta rishkruajë historinë e Kosovës dhe ta barazojë viktimën me agresorin, le ta dijë se plagët tona janë ende krejtësisht të freskëta”, ka shkruar ai, duke përmendur familjet e personave të zhdukur, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëshmorët. Haradinaj ka nderuar Afrim Bunjakun dhe të gjithë dëshmorët e Kosovës. “Lavdi e përjetshme Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar