Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Tri vjet nga rënia e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit

Redaksia Lajmetereja • 24-09-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tri vjet nga rënia e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit
Publikuar më: Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit, u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër zyrtar policor u lëndua. Sulmi terrorist ndodhi pasi në hyrje të fshatit Banjskë ishin vendosur dy kamionë pa targa, duke bllokuar hyrjen përmes urës. Patrulla policore që kishte vërejtur barrikadën njoftoi kolegët në bazë, ndërsa në mesin e zyrtarëve që iu bashkuan policëve në vendngjarje ishte edhe rreshteri Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës. Pas sulmit, në atë kohë kryeministri Albin Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ndërsa po atë ditë u mbyllën përkohësisht pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë operacionit u vranë tre nga sulmuesit nga Serbia, pasi zyrtarët policorë iu kundërpërgjigjën sulmeve. Sipas Policisë, grupi kishte shfrytëzuar hapësirat përreth Manastirit të Banjskës për t’u strehuar dhe për të shtënë ndaj zyrtarëve policorë. Tre serbë nga grupi terrorist u arrestuan, ndërsa në veri u sekuestrua një arsenal i madh armësh, uniformash dhe pajisjesh logjistike. Në ditët në vijim, Policia zhvilloi bastisje në disa lokacione dhe sekuestroi edhe pajisje të tjera ushtarake. Pas ngjarjes, kryeministri Kurti e cilësoi grupin si një formacion terrorist dhe kriminal, duke pretenduar se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur për një periudhë të gjatë dhe se kishte mbështetje nga Beogradi. Sulmi në Banjskë u dënua nga institucionet e Kosovës dhe përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe UNMIK-un, të cilët kërkuan që përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” u shpallën fajtorë. Bllagoje Spasojeviq dënua me burgim të përjetshëm. Edhe Vlladimir Toliq u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim. 25 shtatori 2023 u shpall ditë zie shtetërore në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku. Presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, ia ndau atij urdhrin postmortem “Hero i Kosovës”, ndërsa Bunjaku u varros me nderime të larta. Ndërkaq sot, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar aktivitete në nder të rreshterit Bunjaku.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar