Kronikë
Nis takimi kyç mes kryeministrit Kurti dhe liderit të PDK-së, Hamza: Në fokus çështja e presidentit dhe Gjykata Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Ky takim, i cili tashmë ka filluar, po zhvillohet në ambientet e ndërtesës së Qeverisë.
Në qendër të diskutimeve mes dy udhëheqësve pritet të jenë dy tema mjaft të rëndësishme për skenën politike në vend: çështja e presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Gjatë hyrjes në selinë e ekzekutivit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, është parë i shoqëruar nga deputeti i këtij subjekti politik, Rrahman Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: