Aktuale
1 min lexim
Deri në 5 orë e gjysmë pa rrymë nesër disa zona të Vushtrrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Disa rrugë dhe fshatra të Vushtrrisë do të mbesin nesër pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në 15:30, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.
Ndërprerja do të prekë rrugën Bahri Kuqi, një pjesë të rrugës Ismajl Qemajli, fshatrat Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Shilovicë, Skromë, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme, si dhe një pjesë të Novosellës së Begut.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe do të kryhen punime mirëmbajtjeje dhe do të eliminohen defektet e evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Njoftimi i plotë nga KEDS:1.Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet:Dalja 10[kV] Martiraj (kodi: 73000009) nga ora 10:00 deri 15:30.Vendet: Rrugët: Bahri Kuqi, Ismajl Qemajli (një pjesë). Fshatrat: Begaj, Gojbulë, Gumnishtë, Karaçë, Novosella e Begut (një pjesë), Shilovicë, Skroma, Studime, Studime e Ulët dhe Studime e Epërme.Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: