Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Familjet e ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë takimin me Haxhiun pa ndryshuar ligji për Specialen

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Familjet e ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë takimin me Haxhiun pa ndryshuar ligji për Specialen
Publikuar më: Familja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit e kanë refuzuar ftesën e Albulena Haxhiut për takim. Kjo u bë e ditur nga djali i Jakup Krasniqit, Altini. Përmes njoftimit në Facebook, Krasniqi tha se “për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit”. Postimi i plotë: Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë. Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara. E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar