Kronikë
Ekzekutimi në Sarandë: Publikohen pamjet e dyshuarit me dy armë në duar
Reklamë e Sponsorizuar
Janë bërë publike pamjet filmike të autorit të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në qytetin e Sarandës pak ditë më parë. Në materialet e siguruara, personi i dyshuar shfaqet i veshur me një xhup të gjelbër, pantallona të zeza dhe me një skafandër në kokë, ndërkohë që mban në duar dy armë zjarri teksa ndjek nga pas viktimën.
Edhe pse hetimet vijojnë intesivisht për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të këtij krimi të rëndë, organet kompetente ende nuk kanë arritur të identifikojnë zyrtarisht autorin e kësaj ngjarjeje.
Artan Myrtaj, i njohur gjerësisht si “Tani i Ruzhdiut”, u vra me breshëri plumbash më 20 shtator në Sarandë, një atentat ku mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm.
Viktima kishte vetëm pak javë që kishte lënë qelitë e paraburgimit, pasi gjykata kishte zëvendësuar masën e sigurisë me “detyrim paraqitjeje”. Ai ishte vënë në pranga gjatë muajit korrik të vitit 2025, si pasojë e dyshimeve për plagosjen e dy të rinjve nga qyteti i Kamzës, konkretisht shtetasve Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: