Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për një takim

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për një takim
Publikuar më: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për një takim gjatë kësaj jave me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gazeta Nacionale ka mësuar se familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli nuk do t`i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Burimet e gazetës kanë bërë me dije se këto familje nuk do të shkojnë në presidencë për takimin. I pari që ka reaguar rreth kësaj çështjeje ka qenë djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi. Ndërkohë, edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka lenë të kuptohet se nuk do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut. Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar dera e shtëpisë së tij vazhdon të jetë hapur për ata që dëshirojnë të vizitojnë. “Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tashmë 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë. Përgjatë këtyre 6 vjetëve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim. Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar