Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Mërgimtarit në Gjermani i kërkohet nga kompania ku punon ta heq UÇK-në nga fotoja e profilit, e quajnë “terroriste”

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 16:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mërgimtarit në Gjermani i kërkohet nga kompania ku punon ta heq UÇK-në nga fotoja e profilit, e quajnë “terroriste”
Publikuar më: Një shqiptari i cili jeton në Gjermani, i është kërkuar nga kompania ku punon, “Telefónica Germany / O2”, ta ndryshojë foton e profilit në “Microsoft Teams”, një aplikacion i Microsoft-it për komunikim dhe bashkëpunim në punë, në të cilën kishte të vendosur stemën e UÇK-së. Atij, i ka shkuar një mesazh nga eprorë të kompanisë, në të cilin i thuhet se mbajtja e stemës së UÇK-së si fotografi profili “bie ndesh me kushtet e përgjithshme të përdorimit”. Mesazhi: “Përshëndetje, sapo më kërkuan të të njoftoj që të lutem ta ndryshosh fotografinë e profilit. Sipas ekipit të TEF-it, ajo bie ndesh me kushtet e përgjithshme të përdorimit (AGB)”, thuhet në mesazhin që i ka shkuar mërgimtarit, të cilin e ka parë VOX Kosova. Gjithashtu, në mesazh i është bashkëngjitur edhe një pjesë e citatit të “Wikipedias” në gjuhën gjermane, në të cilin thuhet se UÇK ishte organizatë “terroriste, nacionaliste, paramilitare shqiptare”. “UÇK-ja (shkurtim nga shqipja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ‘Ushtria Çlirimtare e Kosovës’) ishte një organizatë terroriste nacionaliste paramilitare shqiptare, e cila luftoi për pavarësinë e Kosovës”, thuhet në citatin e marrë nga Wikipedia, i cili i është dërguar mërgimtarit. Kjo ka ndodhur pasi Gjykata Speciale të mërkurën e 16 shtatorit, dënoi me 81 vjet burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar