Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 1 min lexim

Mërgimtari erdhi për pushime, por i çkyejti dy goma në hyrje të Mitrovicës – iu desh t’i blinte 1800 euro të rejat

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mërgimtari erdhi për pushime, por i çkyejti dy goma në hyrje të Mitrovicës – iu desh t’i blinte 1800 euro të rejat
Publikuar më: Një mërgimtar nga Mannheim i Gjermanisë ka ngritur shqetësimin e tij pas një incidenti të ndodhur në hyrje të Mitrovicë, afër Hotel Palace, shkruan “Jepi zë”. Sipas rrëfimit të tij, gjatë qëndrimit për pushime në Kosovë, automjeti i tij ka rënë në një gropë në rrugë, me ç’rast janë dëmtuar njëkohësisht dy gomat e djathta. Ai thotë se të dyja gomat janë çarë në të njëjtin vend, duke e bërë të pamundur vazhdimin e lëvizjes me veturë. “Dy gomat e djathta m’u grisën në të njëjtën gropë. Isha në pushime në Kosovë, ndërsa vij nga Mannheim i Gjermanisë”, ka deklaruar ai për “Jepi zë”. Si pasojë e dëmtimit, mërgimtari është detyruar të blejë katër goma të reja, për të cilat, sipas tij, ka paguar plot 1800 euro. Ai shprehet i zhgënjyer që, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm financiar, askush nuk ka marrë përgjegjësi për gjendjen e rrugës. “Kjo është shumë keq për ne. Kur vijmë në kufi paguajmë sigurim 20 euro në muaj për të shkelur rrugët e Kosovës, ndërsa për dëmet askush nuk përgjigjet”, ka theksuar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar