Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
Publikuar më: Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me takimet ndaras që shefja e BE-së, Kaja Kallas ka zhvilluar me kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Behrami ka thënë se tash pas aktgjykimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presioni për Kosovën do të jetë më i madh. “Kaja Kallas, shefja e Dialogut Kosovë–Serbi është njëkohësisht shefja e Gjykatës Speciale. Dje, në Neë York, takoi Kurtin dhe Vuçiqin dhe tha se është urgjente zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dënimin e krerëve të UÇK-së, BE-ja e sheh natyrisht si favor për Vuçiqin dhe, fatkeqësisht, edhe për Kurtin. Tani presioni do të jetë shumë i madh mbi ta.”, ka shkruar Behrami. Ai ka thënë se kjo është një prej shumë arsyeve pse sipas tij duhet të ndryshohet Ligji për Dhomat e Specializuara. “Ta rikthejmë ligjshmërinë dhe Gjykatën në Kosovë. Mos ta lëmë më në duart e Kallasit, e cila mund ta shantazhojë Kosovën në dialog!”, ka thënë ai
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar