Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kushtetuesja: Kuvendi u konstituua pas afatit
Publikuar më: Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilave ishte kontestuar kushtetutshmëria e disa vendimeve të Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së re dhe zgjedhjen e Qeverisë.Kërkesat ishin parashtruar nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës. Gjykata, në vendimin e saj të 23 shtatorit 2026, njëzëri e ka shpallur kërkesën të pranueshme. Megjithatë, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor, të përcaktuar me nenin 66 të Kushtetutës. Sipas Gjykatës, kalimi i këtij afati ka pasojë edhe fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, në rast se posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë, në pajtim me dispozitat përkatëse të Kushtetutës. Njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se deputetët duhet sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me nenin 67 të Kushtetutës. Sa i përket Qeverisë, Kushtetuesja ka konstatuar se Vendimi nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës. Ndërkaq, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026. Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe ka urdhëruar që aktgjykimi t’u komunikohet palëve dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare. Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar