Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Reagon Qeveria e Kroacisë, i del në mbrojtje UÇK-së: Kosova ishte viktimë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reagon Qeveria e Kroacisë, i del në mbrojtje UÇK-së: Kosova ishte viktimë
Publikuar më: Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se vendimi nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë. Në deklaratën e saj, MPJ-ja kroate ka vlerësuar se aktgjykimi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. “Përgjegjësia individuale e një individi nuk mund të jetë bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë. Ministria kroate ka theksuar gjithashtu se krimet dhe represioni i regjimit të Millosheviqit ndaj popullsisë së Kosovës nuk duhet të relativizohen apo të vihen në pikëpyetje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar