Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Tahiri: Presidenti Thaçi ju dërgon të fala nga zemra të gjithëve që jeni në shesh, u bëtë zëri kundër padrejtësisë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tahiri: Presidenti Thaçi ju dërgon të fala nga zemra të gjithëve që jeni në shesh, u bëtë zëri kundër padrejtësisë
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky udhëtim drejt Hagës ishte më ndryshe nga vizitat e shumta që ka realizuar gjatë gjashtë viteve të fundit. “Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe. U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, ka shkruar Tahiri. Ai ka treguar se Thaçi, pavarësisht vendimit, ishte i qetë, i fortë dhe me besim se Apeli do ta korrigjojë atë që Tahiri e cilëson si padrejtësi. “E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi”, ka shkruar ai. Tahiri ka përcjellë edhe një mesazh të Thaçit për qytetarët që po protestojnë në Prishtinë. “Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë”, ka shkruar Tahiri. Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për qëndresën dhe solidaritetin e treguar. “Faleminderit për qëndresën, për solidaritetin dhe për zërin tuaj që nuk u shua. Drejtësi për çlirimtarët!”, ka përfunduar Tahiri. Link:https://www.facebook.com/share/p/1Bo1y3Hsjo/?mibextid=wwXIfr Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar