Politikë
Edi Rama nga SHBA: Shteti amerikan e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u veprua siç duhet për “George Washington-in e Kosovës”
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka drejtuar kritika të forta lidhur me trajtimin që i është bërë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar mungesën e tij në një ngjarje tradicionale ku ai merrte pjesë rregullisht.
“I kërkoj ndjesë gjithkujt që ndoshta do të ndihet i shpërfillur, por mund të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të ulesha krah kumbarit shqiptarë…”, u shpreh kreu i Qeverisë shqiptare në fjalën e tij.
Duke e zhvendosur vëmendjen te mungesa e dukshme e ish-liderit kosovar, Rama kujtoi se Thaçi ka qenë gjithmonë pjesë e këtij organizimi, por sot ndodhet diku tjetër për shkak të një padrejtësie historike.
“Po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij, ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është sot pjesë këtu sepse ky vend e tradhtoi, jo Biden-i e tradhtoi, sepse edhe gjenerali Clark bëri më të mirën. Ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Washington-in e Kosovës”, u shpreh prerazi kryeministri Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: