Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Albulena Haxhiu në Drenas, përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Dashuria për njëri-tjetrin dhe Kosovën ecën krah për krah

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Albulena Haxhiu në Drenas, përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Dashuria për njëri-tjetrin dhe Kosovën ecën krah për krah
Kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në 28-vjetorin e rënies së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Haxhiu tha se në jetën e Fehmiut dhe Xhevës, dashuria për njëri-tjetrin dhe ajo për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e vendit. Ajo kujtoi rrugëtimin e tyre të gjatë atdhetar, që nga veprimtaria kundër regjimit jugosllav, burgosja dhe përndjekja, mërgimi e deri te angazhimi i drejtpërdrejtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Fehmiu do ta thoshte vetë, në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës: ‘Ma e shtrenjtë është liria se jeta’. Xheva nuk kishte nevojë ta thoshte. E gjithë jeta e saj, deri në qëndresën e fundit përkrah tij në Gradinë, dëshmoi të njëjtën bindje”, shkroi Haxhiu. Ajo theksoi se Fehmi Lladrovci, në krye të Brigadës 114, kishte rol të rëndësishëm në organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e njësive të UÇK-së, ndërsa Xheva Lladrovci ishte e angazhuar drejtpërdrejt në organizim dhe luftime. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe në Gradinë të Drenicës. Në homazhe u nderuan gjithashtu Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milaim Karaxha dhe Hamit Lladrovci. “Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës”, përfundoi Haxhiu. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar