Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Altin Krasniqi pas ftesës së Albulena Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Altin Krasniqi pas ftesës së Albulena Haxhiut: Dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur tash e gjashtë vjet
Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka reaguar pas ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për takim me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënuar nga Gjykata Speciale. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së tyre ka qenë e hapur gjatë gjithë këtyre viteve për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndjejnë me dhimbjen e familjes. Ai ka lënë të kuptohet se e njëjta derë vazhdon të jetë e hapur edhe për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. “Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë. Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka theksuar se në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, sipas tij, janë edhe vepra dhe sakrifica e babait të tij. “Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka përfunduar Krasniqi. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar