Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Kushtetuesja vendos: Qeveria e zgjedhur më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kushtetuesja vendos: Qeveria e zgjedhur më 13 shtator nuk është në kundërshtim me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur sot lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, që kishin të bënin me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit, mënyrën e votimit të nënkryetarëve, konstituimin e legjislaturës së XI-të dhe zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës. Gjykata ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Megjithatë, Kushtetuesja ka vendosur se Vendimi i Kuvendit i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës. Gjykata ka konstatuar gjithashtu se deputetët duhet që sa më parë ta zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar. Sipas aktgjykimit, tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisë. Kushtetuesja ka sqaruar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka nisur më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026. Gjykata njëzëri e ka shpallur kërkesën të pranueshme, ndërsa ka refuzuar kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme. Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar