Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Astronomja nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, është ftuar në konferencën SEPA 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ta mbajë fjalimin qendror të mbrëmjes gala. Para një audience profesionistësh që ia kanë kushtuar karrierën planetariumeve, Hyseni do të flasë për Kosovën dhe për rrugëtimin drejt realizimit të planetariumit dhe observatorit të parë në vend. Ajo do të tregojë se si një ide, e cila dikur dukej e largët për një vend si Kosova, u shndërrua në një projekt të rëndësishëm për zhvillimin e astronomisë dhe edukimin shkencor. “E kështu pra përfaqësohet Kosova! Sinqerisht, nuk ka krenari më të madhe”, ka shkruar Hyseni, duke shprehur emocionet për këtë paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar