Aktuale
1 min lexim
Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin pa rrymë për pesë orë e gjysmë
Reklamë e Sponsorizuar
Disa fshatra të Vushtrrisë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike të martën, më 8 shtator, për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 15:30 dhe do të përfshijë një pjesë të Bukoshit, si dhe fshatrat Novolan, Kollë, Vërnicë, Reznik, Shallc, Druvar dhe Mihaliq.
KEDS ka bërë të ditur se punimet realizohen për eliminimin e defekteve dhe problemeve të evidentuara gjatë inspektimit të rrjetit me dron.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:
Dalja 10kV J06 Novolani (kodi: 73000005), nga ora 10:00 deri në orën 15:30.
Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.
Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: