Ekonomi
1 min lexim
Vushtrria nënshkruan kontratë prej afro 296 mijë eurosh për kamera të sigurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 295 mijë e 659 eurosh për furnizimin dhe montimin e kamerave të sigurisë për nevojat e komunës.
Sipas njoftimit zyrtar, të cilit i referohet IndeksOnline, kontrata është nënshkruar më 2 shtator 2026. Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë FARILO SH.P.K., ELRON SH.P.K. dhe SKYFTERAT – LIVE SH.P.K., me adresë në Ferizaj.
Në këtë procedurë janë dorëzuar dy tenderë, por vetëm njëri është vlerësuar si i përgjegjshëm. Vlera e parashikuar ishte 297 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë për 295 mijë e 659 euro.
Në dokument figuron se kontrata publike kornizë ka kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa në rubrikën për kohëzgjatjen e kontratës janë shënuar 36 muaj.
Aktiviteti i prokurimit është iniciuar më 9 qershor 2026, ndërsa njoftimi për nënshkrimin e kontratës është përgatitur më 7 shtator 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: