Kronikë
1 min lexim
Fotoja me dy armë në TikTok çon Policinë në shtëpinë e një 26-vjeçari në Vushtrri
Reklamë e Sponsorizuar
Një fotografi e publikuar në TikTok, ku një i ri shihet duke mbajtur nga një armë në secilën dorë, ka nxitur hetime dhe kontroll policor në shtëpinë e tij në Vushtrri, raporton Sinjali.
Sipas këtij mediumi, i dyshuari është një 26-vjeçar. Rasti ka nisur më 7 shtator, pasi Policia kishte pranuar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” një informacion të shoqëruar me dy fotografi.
Pas identifikimit të personit në fotografi, Policia, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ka kontrolluar shtëpinë e tij. Sipas raportimit, i dyshuari nuk ndodhej aty në atë moment, ndërsa e pranishme ishte nëna e tij.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e armës së gjatë. Armët që shfaqen në fotografinë e publikuar në TikTok, sipas Sinjalit, nuk janë gjetur.
Rasti po hetohet si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: