Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Meholli opozitës: Tri herë e dërguat vendin në zgjedhje, tri herë humbët – do të mbeteni me 6 deputetë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Meholli opozitës: Tri herë e dërguat vendin në zgjedhje, tri herë humbët – do të mbeteni me 6 deputetë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Vushtrria, Dr. Sylejman Meholli, ka kritikuar partitë opozitare për qasjen e tyre ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se jetëgjatësia e saj përcaktohet nga vota e qytetarëve dhe jo nga, siç i quajti ai, bllokadat politike. Meholli ka deklaruar se opozita duhet ta kuptojë se vetëm vullneti i popullit, i shprehur përmes votës, mund t’ia zgjasë ose shkurtojë mandatin Qeverisë Kurti. “Thjesht, opozita duhet ta kuptojë që jetëgjatësinë Qeverisë Kurti ia zgjat ose ia shkurton vetëm vullneti i popullit, i shprehur përmes votës, e jo bllokada, inati e mllefi politik i tyre, duke e dërguar vendin në zgjedhje”, ka shkruar Meholli. Deputeti i LVV-së ka pretenduar se opozita e ka dërguar tri herë vendin në zgjedhje dhe se në të tria rastet ka pësuar humbje të thellë. Sipas tij, mbështetja qytetare për Qeverinë Kurti jo vetëm që nuk është zvogëluar, por është rritur. “Do të konfirmohet prapë, akoma më fuqishëm”, ka shkruar ai. Në fund, Meholli ka bërë edhe një parashikim të ashpër për rezultatin e opozitës në rast të zgjedhjeve të reja, duke thënë se partitë opozitare do të përfundojnë duke përfaqësuar vetëm gjashtë deputetë. “Do të flasin pastaj përnjëmend në emër të 6 deputetëve, sepse aq do të mbesin!”, ka përfunduar Meholli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar