Politikë
Perspektiva evropiane e Kosovës në fokus: Ambasadori Schuebel takon deputetin e lartë gjerman
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka zhvilluar sot një takim pune me kryesuesin e Komisionit të Bundestagut gjerman për Çështjet e Bashkimit Evropian, Anton Hofreiter.
Në qendër të këtij takimi ka qenë e ardhmja evropiane e Kosovës, ku është vlerësuar ecuria e deritanishme dhe hapat e mëtutjeshëm në këtë proces integrues.
Gjatë bisedës, palët janë ndalur te mbështetja e gjithanshme që Gjermania dhe Bashkimi Evropian i ofrojnë vendit në rrugën e reformave dhe përmbushjes së kritereve evropiane.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është theksuar rëndësia e arritjes dhe ruajtjes së një stabiliteti institucional afatgjatë në Kosovë, si parakusht kyç për zhvillimin dhe suksesin e agjendës evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: