Aktuale
1 min lexim
Vushtrria nesër me ndërprerje të rrymës, disa fshatra deri në 9 orë pa rrymë
Reklamë e Sponsorizuar
Vushtrria nesër me ndërprerje të rrymës, disa fshatra deri në 9 orë pa rrymë
KEDS ka njoftuar se nesër, më 15 shtator, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa fshatra dhe zona të Vushtrrisë, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit.
Sipas njoftimit, vendbanimet që furnizohen nga dalja “Stacioni Hekurudhor” do të mbeten pa rrymë nga ora 10:00 deri në 15:30. Ndërkaq, ndërprerjet në daljet “Maxhunaj” dhe “KFORI” janë paraparë nga ora 09:00 deri në 18:00.
Punimet përfshijnë mirëmbajtjen preventive, pastrimin e trasesë dhe eliminimin e defekteve e të gjeturave nga inspektimi me dron, si dhe punime sipas PEE-së.
Njoftimi i plotë i KEDS-it:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:Dalja 10 kV J07 Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004), nga ora 10:00 deri në 15:30.
Vendet: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive/pastrim traseje, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Nga NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:Dalja 10 kV Maxhunaj (kodi: 73000011), nga ora 09:00 deri në 18:00.
Vendet: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.
Arsyeja: Punime sipas PEE.
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:Dalja 20 kV KFORI (kodi: 73000015), nga ora 09:00 deri në 18:00.
Vendet: KFORI Francez.
Arsyeja: Punime sipas PEE.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: