Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Policia e Kosovës ka realizuar edhe n...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka realizuar edhe n...
Prishtinë, 17 shtator 2026 Më datë 17.09.2026, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Shtatori 2026” dhe “Gatishmëria Vepruese 2026”, dhe pas sigurimit të informatave operative, njësitet e Policisë Kufitare kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në fshatrat e brezit kufitar Rogoqicë-Novosellë, Komuna e Kamenicës, ku kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë një rast të kontrabandimit të mallrave. Pas vëzhgimit intensiv dhe ndërhyrjes në momentin e duhur, është ndaluar automjeti Citroen C5, ngjyrë hiri me targa serbe (SRB) duke levizur nga fshati Rogoqicë në drejtim të Novosellës, ku shofer i veturës së lartëcekur ishte personi A. A. me vendëlindje në Konqul (1972) dhe me vendbanim në Gjilan. Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, zyrtarët policorë kanë zbuluar bunker të fshehur në bagazh, karrige para/mbrapa dhe në dritat e përparme të automjeti ku gjatë kontrollit të hapësirës ishte arritur të sekuestrohet një sasi të konsiderueshme të duhanit të dyshuar të kontrabanduar, të markave të ndryshme, konkretisht: Duhan ne paketime nga 60x500gram të brendeve të ndryshme si: Malboro, Vinston, me peshë totale rreth 30 kilogramë; Cigare ne paketime 164 shtega (10 pako secila) të brendeve të ndryshme si: Karelia dhe President, dhe Cigare 4 pako të vogla. Sasia e konsiderueshme e duhanit dyshohet se ishte destinuar për tregun ilegal, me qëllim shmangien e procedurave doganore dhe përfitim të kundërligjshëm financiar. Të gjitha veprimet operative dhe procedurale janë zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa rasti është duke u trajtuar dhe hetuar intensivisht nga njësitet përkatëse të Policisë Kufitare – NJHR Jugu. Policia e Republikës së Kosovës mbetet e vendosur dhe e pa kompromis në luftën kundër kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo aktiviteti ilegal që cenon sigurinë dhe rendin juridik të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar